Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një burri të dyshuar për veprën penale "Asgjësim apo dëmtim i pasurisë".
Rasti dyshohet të ketë ndodhur në Prishtinë.
"Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për veprën Asgjësim apo dëmtim i pasurisë", thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
"Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192".
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.