Lajmet e fundit

Sipas njoftimit, është dëmtuar ndriçimi i tri shkronjave të UÇK-së, duke u prerë kablloja, ndërsa janë dëmtuar edhe dy shtylla, bari dhe bazamenti ku pritet të vendosen gurët përkujtimorë të dëshmorëve.
Nga OVL e UÇK-së thanë se nuk dihet se kush qëndron pas këtij veprimi, ndërsa u kanë bërë thirrje organeve kompetente që të hetojnë rastin dhe të identifikojnë autorët.
Memoriali në fjalë është i dedikuar dëshmorëve të Hasit. Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me rastin por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje. /Klankosova.tv