Lajmet e fundit

Ermir Lenjani ka përfunduar në spitalin e Shkodrës. Në minutën e 44-të, mesfushori kuqezi u dëmtua rëndë në pjesën e veshit. Pas një dueli në ajër, ishte Alkantara që e goditi me bërryl Lenjanin.
Ky i fundit pësoi një të çarë dhe pas konsultimit të stafit mjekësor kuqezi, u desh një ndërhyrje më e specializuar. Menjëherë 27-vjeçari udhëtoi me ambulancë drejt spitalit të Shkodrës, duke u zëvendësuar me Alijin, transmeton Klan Kosova.
“Panorama Sport” mëson se lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni në veshin e majtë, pasi goditja me bërryl e Alkantarës ka qenë aq e fortë, saqë e ka lënë me pasoja kosovarin. Dje Lenjani e nisi ndeshjen si titullar.