Për dy ditë tashmë, banorët e Kolovicës në Prishtinë janë të ndodhur në një situatë të vështirë, pasi janë pa energji elektrike pasi u dëmtua rrjeti i energjisë.
Banorët e kësaj zone raportojnë për Klankosova.tv se ndonëse ka kaluar një periudhë e gjatë, ekipet e KEDS nuk kanë arritur ende të kryejnë riparimet e nevojshme.
Lexuesi për Klankosova.tv ka shprehur shqetësimin e tij për situatën.
“Këtë kohë të ftohtit kemi mbetur pa rrymë dhe pa nxemje”.
Klankosova.tv ka kontaktuar me KEDS dhe është në pritje të një përgjigje. /Klankosova.tv

●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.