Nga kompleksi, vendosi të bëjë një ndërhyrje në hundë.
J.N, emer i njohur për redaksinë, la termin tek qendra estetike e “Maj Treatments”.
Ajo kishte dëgjuar se kjo qendër estetike e zvogëlonte hundën pa e operuar vetëm përmes injektimit.
Nga frika e operimit, ajo shkoi tek kjo qendër, nga e cila u mashtruan e dëmtuan shumë të reja sipas 24 vjecares.
Fillimisht ajo ishte e interesuar dhe dëshironte konsultime me doktoreshën, por ajo e gjet në një situatë krejt të papritur.
Siç thotë ajo, vajza që supozohej t’ia zvogëlonte hundën e që vetëm ia deformoi, nuk i ishte prezantuar si doktoreshë.
E frikësuar nga ndërhyrja, asaj i ishte imponuar një pagesë për “konsultimin” prej 40 eurosh, gjë që e shtyu vajzën ta bëjë edhe injektimin e hundës.
Nga dhoma e ndërhyrjes, doli me të enjtura e dhimbje, simptoma këto të zakonshme sipas stafit të “Maj Treatments” e që do të kalonin pas disa ditësh.
Por, nuk ndodhi ashtu, rezultatin e përhershëm që ia kishin premtuar jo që nuk e pa, përkundrazi hunda i kishte marrur formën më të keqe.
E shqetësuar vendosi t’i shkruajë qendrës për një vizitë, por mesazhi i vajzës nuk u kishte pëlqyer fare atyre, për çka siç rrëfeu e reja mori edhe kërcënime.
Tani, J.N, e kishte të detyrushëm operimin plastik të hundës, pas dëmtimit që mori tek qendra “Maj Treatment”.
Natyrisht që edhe për këtë ndërhyrje pagoi një kosto të majme parash.
Këtë punë, nuk donte ta linte me kaq, andaj ajo bëri një reagim kundër qendrës estetike.
Mirëpo, pasojat e shumë vajzave të reja nuk i bënin aspak përshtypje pronareve të “Maj Treatment”, kjo pasi publikonin edhe reagimet e viktimave në rrjete sociale.
Për të kërkuar drejtësi, ajo shkoi deri tek Shoqata për të Drejtat e Konsumatorëve.
Meqë asaj nuk i ishte lëshuar kupon fiskal, ajo nuk mori asnjë ndihmë apo përkrahje nga shteti.
Qendrat estetike, të cilat bëjnë ndërhyrje të ndryshme me fillera e botox, nuk mbikqyren nga shteti apo inspeksioni, nëse këto veprimtari bëhen nga profesionistët shëndetsore.
Në muajin prill, KIKS Kosova kishte realizuar një hulumtim për veprimtaritë ilegale në qendrat estetike.
Një një përgjigjie me shkrim Inspektorati Shëndetsor, kishte thënë se nuk ka kompetenca që të kryej inspektime në qendrat estetike.
“Inspektorati Shëndetësor nuk ka kompetenca për të kryer inspektime në qendrat estetike, përveç rasteve kur është parashtruar një ankesë. Inspektimet e tilla realizohen vetëm në bashkëpunim me organet kompetente. Gjithashtu, inspektimet mund të zhvillohen edhe me kërkesën e palës së tretë. Në vitin 2024 dhe tremujorin e parë të këtij viti, nuk është regjistruar asnjë kërkesë për inspektime të tilla.”
https://www.youtube.com/watch?v=c86FLw09og8
●●●
HASHKRIMI NGA
herolind ademi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.