Lajmet e fundit

Reali nuk gjen paqen nga dëmtimet gjatë këtij sezoni. Dani Carvajal do t’i shtohet listës së gjatë të dëmtimeve.
Tashmë traneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është bërë me dhimbje koke pasi shkalla e lëndimit për spanjollin është më e rëndë.
Fillimisht u raportua se Carvajal do të mungonte për tri deri në katër javë por tashmë ai do të humbë gjithçka duke e pasur të pamundur për tu rikthyer, shkruan Albeu.
Carvajal është titullar fiks në ekipin e trajnerit Zinedine Zidane në krahin e djathtë, teksa mesa duket mund të humbasë dhe një finale të mundshme. Vendin e tij pritet që ta zërë Nacho.