Piloti kosovar Gazmend Demolli ka dal fitues i garës në Krujë, që quhet “Trofeu Skënderbej”.
Për të kjo pati vlerë të dyfishtë, duke marrë parasysh se mori pikë për Kampionatin e Kosovës dhe Kampionatin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit CEZ, përcjell klankosova.tv.
Demolli në shtegun atraktiv të Krujës kohën më të mirë e arriti në tentimin e dytë prej 02:12.897.
Kështu ai ishte bindshëm më i shpejtë se përcjellësi më i afërt, hungarezi me nënshtetësi kroate Laszlo Szasz.

Ndërsa, Arjeta Rysha vazhdon të jetë e vetmja femër në disiplinën malore dhe me shumë sukses po i kalon sfidat e njëpasnjëshme.
Ajo u nderua edhe me çmimin e veçantë si garuesja e vetme femër, ndërsa u rendit e treta në Klasën 1.

●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.