Lajmet e fundit

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, thotë se rivalët e Tiranës hyjnë në këtë derbi më të fortë. Sipas tij, skuadra e Mirel Josës ka ndryshuar në aspektin pozitiv, ndërsa shton se Partizani mbetet i njëjti ai i dy viteve të fundit, një skuadër pretendente.
Në një intervistë ekskluzive me gazetarin Endi Tufa, Demi shprehet i kënaqur që Tirana tashmë ka hyrë mes ekipeve që luftojë për titull, duke thënë se i jep një tjetër vlerë derbit.
Ai kërkon që trofetë te mbesin në kryeqytet, madje ka edhe një batutë: “Tirana fiton Kupën, ne kampionatin”. Përpara derbit, Demi nuk ka ndonjë kërkesë të veçantë, por uron që sulmi të mos shpërdorojë, ndërsa flet edhe për mundësitë për premio.