Demi Moore ka zbuluar se kishte nisur shumë herët ta ngiste veturën.
E ftuar në emisionin The Late Late Show, aktorja 56-vjeçare sqaroi se si ajo i jepte veturës në Los Angeles shumë më herët se që i është lejuar me ligj.
“Kisha prindër shumë të rinj. Një pjesë e mungesës së cilësisë së tyre në marrjen e vendimeve ishte që ata më lejonin ta merrja veturën, së bashku me miqtë e mi brenda”, tha Demi.
“Rregulli ishte që unë duhej të thosha që e mora veturën pa leje. Këtë ata e panë se ishte një fitore e dyanshme”.
“Ndodhi që unë u ndalova nga policia dhe thash atë që duhej. Nëna ishte shfaqej më pas dhe e luante rolin për bukuri”.
https://www.youtube.com/watch?v=0wZQzCc10JY
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.