Demi Lovato dhe i dashuri i saj Henry Levy, janë ndarë.
Këngëtarja 26 vjeçare dhe dizajneri kanë shkëputur marrëdhënien e tyre katër muaj pasi nisën lidhjen, raporton People, transmeton Klan Kosova.
Një burim tha se dizajneri nuk ishte një shoqërues i matur.
Demi dhe Henry u lidhën fillimisht në nëntor pasi u panë në darkë në një restorant sushi në Los Angeles, shumë shpejt pasi Demi doli nga rehabilitimi.
Në dhjetor, ata u panë në Nobu të Malibus dhe festuan bashkë vitin e ri në Aspen.
Demi thuhet se kohëve të fundit kërkoi sërish trajtim në një qendër rehabilitimi jashtë Los Angeles.
Këngëtarja tani është kthyer në shtëpi në LA dhe po kujdeset për veten dhe po qëndron në një pozicion pozitiv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.