Seanca në rastin e Nagip Krasniqit, ish-kryeshefit të KEK-ut është shtyrë për 7 shkurt.
Kjo për shkak se i akuzuari tjetër Ymer Dragusha nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, që ishte i ftuar në mënyrë të rregullt nga Gjyakata Themelore në Prishtinë.
Gjyqtari i seancës, Rrahman Beqiri, ka thënë se seanca do të shtyhet për datën 7 shkurt në ora 09:30.
Gjykata për Dragushën do të marrë veprime ligjore, pa përjashtuar edhe urdhërarrestin.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Themelore, në rastin e njohur “KEK” kundër të pandehurve N.K.,Y.D.,I.Z.
Të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milion Euro duke kryer veprat penale: Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe Ndihmë në Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.