Lajmet e fundit
Mesfushori e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2019, me ç’rast ka thënë të jetë i lumtur që do të jetë pjesë e të ardhmes në White Hart Lane.

Mousa Dembele është lojtari i fundit i Tottenhamit që e ka lidhur të ardhmen me klubin, pasi këtë e bëri edhe Dele Alli.
Që nga arritja e tij në White Hart Lane në gusht të vitit 2012, Dembele ka pasur 143 paraqitje në të gjitha garat, 20 nga të cilat këtë edicion.
28 vjeçari është pajtuar që ta vazhdojë kontratën edhe për tre vjet, duke e lidhur kështu të ardhmen me skuadrën e drejtuar nga Mauricio Pochettino.