Lajmet e fundit

Mousa Dembele ka thënë se Tottenham Hotspur ka besimin se mund të mposhtë çdo kundërshtar në Premier League.
Ai ka thënë se personalisht por edhe shokët e tij të skuadrës kanë për synim që të fitojnë titullin e Premier League.
Spurs ka hapur sezonin me humbje prej 1:0 në Old Trafford, por që prej atëherë kanë pasur një deri prej 13 ndeshjeve pa humbje.
Ata kanë arritur që të barazojnë me Arsenalin, Liverpool dhe Chelsea në këto 13 ndeshje.
“Mendoj që të gjithë e shohim mentalitetin tonë dhe mënyrën e lojës që po bëjmë”.
“Nuk dua ta them, por ne po e ndjejmë se tani jemi bërë burra. Kjo është puna jonë që e kemi bërë për kohë të gjatë. Kështu që jemi të lumtur me këtë ecuri”, ka thënë Dembele, transmeton Klan Kosova.