Ousmane Dembele është lënë në stol për PSG-në në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit.
Sulmuesi francez shënoi golin e fitores në ndeshjen e parë në Emirates, por pësoi një dëmtim muskulor që e detyroi të mungojë në sfidën e fundit të Ligue 1 kundër Strasbourg.
Megjithatë, ai është stërvitur me skuadrën gjatë dy ditëve të fundit dhe është gati për të kontribuuar nëse trajneri Luis Enrique vendos ta aktivizojë në fushë.
PSG mban një avantazh të ngushtë prej 1-0, ndërsa Arsenal kërkon përmbysjen në "Parc des Princes".
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.