Lajmet e fundit

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Moussa Dembele, mund të largohet gjatë verës dhe të shkojë në Kinë.
Ai mund t’i bashkohet klubit nga Superliga e Kinës, Beijing Sinobo Guoan, kur kontrata e tij te Spurs të skadojë në fund të stinorit, sipas The Sun.
Dembele kishte qenë cak i këtij klubi janarin e kaluar, por Spurs nuk donin që ta linin të shkojë, as pas interesimit të Interit.
Ndërkaq belgu nuk do të negociojë me londinezët për zgjatje të kontratës.