Lajmet e fundit
Lojtari i Rennes, që së fundmi është i lidhur me një kalim në Ëestfalenstadion, ka treguar për preferencat e tij në futboll.

Ousmane Dembele ka thënë se e preferon Barcelonën më shumë se Real Madridin, por ka refuzuar të zgjedhë mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.
18 vjeçari, që ka shënuar 12 gola këtë edicion, është fuqishëm i lidhur me një kalim në Ëestfalenstadion, por ka tërhequr interesim edhe të skuadrave tjera gjermane e atyre spanjolle.
Por sa i përket kalimit tek Paris Saint-Germain, ai ka mohuar çdo mundësi.
“Është ëndërr për shumë futbollistë, por unë jam mirë këtu”.
“Dua të qëndroj tek Rennes, pasi kam kontratë tre vjeçare me skuadrën. Pastaj mund të shohim”.