Lajmet e fundit

Shkrimtari Daut Demaku është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës.
Demaku ka folur lidhur me Panairin e Librit në Prishtinë ku ka thënë se janë paraparë 40 promovime të librave. “Ne kemi paraparë 40 promovime në Panairin e Librit në Prishtinë dhe prej tyre të jenë 10 promovime përmbajtësore ku libri të shërbente si shkas për bisedë”. “Në hapje të panairit kam thënë që duhet të vihet theksi te literatura motivuese”. Ai duke folur për panairin e fundit të mbajtur në Prishtinë ka thënë se ky panair jep arsye që të konsiderohet si i kënaqshëm. “Megjithatë në këto kushte ky ambient ta jep këtë prodhim. Ne kemi thënë se jemi pjekur dhe krahasuar me panairet e tjera kemi arsye për të qenë të kënaqur. Rruga për arritjen e atij qëllimi është e gjatë”. Shkrimtari Demaku ka thënë se në këtë panair ka pasur numër të madh të vizitorëve, megjithatë sipas tij, ky numër akoma nuk është në nivelin më të mirë. “Vizituesit kanë qenë në numër të madh është një diçka që vlen të respektohet, 40 mijë njerëz në shtet me dy milionë banorë është 2% e popullatës ndërsa pjesa tjetër nuk ka shkelur në panair”. Ai ka deklaruar se dashuria për librin dhe leximin lind në familje. “Nuk ka sukses në objektivin ku do të arrijë shoqëria. Kur fillon prej familjes dhe kur rritet fëmija në ambient me librin. Ndryshimi është i vogël edhe në planin e sjelljeve dhe në planin e punës”.