Lajmet e fundit
Mesfushori anglez ka mohuar spekulimet që e lidhin atë me një largim nga Aston Villa në drejtim të Manchester City.

Fabian Delp ka njoftuar se nuk do të largohet nga Aston Villa, megjithëse tash e disa javë është i lidhur me një transfer 8 milionë funtesh tek Manchester City.
“Di që mediet kanë pasur rol të madh në spekulimet për të ardhmen time në 24 orët e fundit. Prandaj dua t’i qartësoj disa gjëra: nuk do të largohem”.
“Do të qëndroj këtu ku jam dhe mezi pres që të filloj sezonin e ri si kapiten i një skuadre të madhe”.