Lajmet e fundit

Ish-deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ka folur për rëndësinë e familjes dhe ndryshimet që ka përjetuar Kosova ndër vite.
Ajo tha se bashkëshorti dhe fëmijët janë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes së saj.
“Me bashkëshortin dhe fëmijët kam qejf shumë me marrë mendime, e sheh një perspektivë tjetër prej tyre… Edhe kur mendon që ke plotësisht të drejtë, ka një zë që thotë: prit se unë e gjykoj ndryshe. Është thelbësore mbështetja e familjes, kanë ditë me më thënë që ‘Blertë, këtu nuk e ke mirë’", tha ajo.
Deliu foli dhe për transformimin e Kosovës ndër vite, duke krahasuar mundësitë e kësaj gjenerate me atë të viteve '99.
“Kosova e 2026 është tërësisht ndryshe prej vitit ’99… fëmijët e Kosovës nuk zgjohen me pasigurinë nëse do të jenë gjallë ata apo prindërit. Gjenerata jonë jemi rritur me trauma, dhe fati më i madh është që kjo gjeneratë e re jeton në një shtet të lirë", tha Deliu.
https://www.youtube.com/watch?v=bxJHbEwvSPU