Lajmet e fundit

Një delegacion i Hamasit, i udhëhequr nga lideri politik i grupit, Ismail Haniyeh, është larguar nga Egjipti pas tre ditësh diskutimesh në kryeqytetin, Kajro.
Sipas një deklarate të Hamasit, delegacioni u takua me zyrtarë izraelitë dhe kreun e shërbimit të inteligjencës egjiptiane Abbas Kamel dhe diskutoi një marrëveshje armëpushimi që do të përfshinte lirimin e robërve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Gjithashtu u diskutua fluksi i ndihmave humanitare në Gazën veriore dhe tensionet e vazhdueshme në Xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar, ku forcat izraelite kanë penguar myslimanët të shkojnë për të adhuruar javët e fundit.
Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut ishte gjithashtu në Egjipt këtë javë për bisedime.