13.04.2017 · përditësuar para 3379 dite1 min lexim
Në sajtin e YouTube, është publikuar traileri i filmit Magjistari i Gënjeshtrave, film në të cilin rolin kryesor e luan ikona hollivudiane Robert De Niro.
De Niro luan rolin e Bernie Madoff, një financier tashmë i burgosur i cili kishte bërë një skemë 50 miliardëshe Ponzi, e që njihet si mashtrimi më i madh financiar në historinë e SHBA-ve.
Ky film i realizuar nga HBO dhe i drejtuar nga Barry Levinson, adreson mashtrimet e Madoffit në krimet e tij dhe efektet e thella që mashtrimi i tij pati në viktimat e tij dhe familjet e tyre.
Përpos De Niros, edhe Alessandro Nivola, Nathan Darrow, Lily Rabe dhe Hank Azaria marrin pjesë në këtë film.
Premiera e këtij filmi është më 20 maj të ëktij viti në HBO.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.