Lajmet e fundit
Legjenda e Juventus ka thënë se për mendimin e tij asi argjentinas i Barçës do ta fitojë prapë Topin e Artë.

Alessandro Del Piero beson se Lionel Messi është favorite kryesor për ta fituar Topin e Artë edhe këtë vit.
Messi mori të pestin Top të Artë në karrierë në janar të këtij viti, por ish përfaqësuesi i Italisë mendon se edhe këtë vit “pleshti” është më i miri në botë.
“Messi mund ta fitojë sërish Topin e Artë sepse është një futbollist i jashtëzakonshëm”.
“Ajo çfarë janë duke bërë ai dhe Barcelona është e pabesueshme”