Lajmet e fundit

Në Lezhë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që ranë gjatë natës së kaluar janë shfaqur vështirësi.
Lumi Gjadër ka dalë nga shtrati duke vërshuar mbi zonat e banuara dhe duke përmbytur qindra hektarë tokë.
Sikurse duket edhe në pamje, uji ka shkuar pranë banesave, duke bllokuar rreth 15 familje.
Si pasojë e vërshimit të ujit është bllokuar edhe rruga Gjadër- Zojz./tch/