Lajmet e fundit
Ish-trajneri i Zonjës së Vjetër i ka dhënë mbështetje klubit që po kalon në formë të dobët.

Luigi Del Neri ka thënë se asgjë veç fitoreve nuk vlen në klub, megjithëse e kupton formën e dobët të Juventusit.
Kampioni i Serie A ka dështuar që të tregojë diçka nga loja e vitit të shkuar pasi largoi lojtarët kryesor dhe renditet i 14-ti në tabelë, me vetëm dy fitore në tetë ndeshje.
Por derisa Del Neri e kupton formën nëpër të cilën po kalon skuadra, ai mendon që fitoret janë gjëja e vetme me rëndësi.
“Tek Juventusi vlerë kanë vetëm fitoret”.
“Por ai klub ka ndryshuar shumë dhe po ka mungesë fati. Në ndeshjet e fundit për shembull humbën shumë raste”.
“Megjithatë, ata kanë mundësi për të treguar veten. Mendoj që Juventusi do të rikthehet në garë për titull. Pashë shenja premtuese në përballjen me Interin”.