Lajmet e fundit

Pikërisht në kohen kur O.J Simpson mund të lirohet nga burgu, dy dokumente patentë shoferi të tij do të dalin në ankand.
Sipas raportimeve të TMZ, dy nga këto patente shoferi, duke përfshirë edhe njërën që e kishte marre përderisa ishte duke u gjykuar për vrasje, pritet të sjellin fitime të majme.
Zyrtarë nga “SCP Auctions” kanë thënë që i kanë marrë këto dy dokumente nga ish rojat e O.J Simpson.
Patenta e shoferit e cila ishte lëshuar në vitin 1995, katër muaj para se O.J të shpallej fajtor, mund të shitet deri në 5 mijë dollarë.

