Arma e përdorur për të vrarë adoleshentin me ngjyrë të paarmatosur nga Florida, Trayvon Martin, është duke u dërguar në ankand pikërisht nga njeriu që e vrau, George Zimmerman.
Zimmerman që në vitin 2012 shërbente si roje e lagjes, u shpall i pafajshëm për vdekjen e 17 vjeçarit sepse ai kishte thënë se ka vepruar për vetëmbrojtje, transmeton Klan Kosova.
Ai ka thënë se armën është duke e shitur për të ngritur fonde për ta luftuar retorikën anti-armëve nga Hillary Clinton.
Familja e viktimës nuk ka komentuar mbi veprimet e këtij personi.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.