Lajmet e fundit
Përzgjedhësi i Spanjës nuk e ka përfshirë në skuadër sulmuesin kryesor.

Vincente Del Bosque ka vendosur që të mos e ftojë për dy ndeshjet e radhës të Spanjës për kualifikim në Euro 2016, ndaj Luksemburgut dhe Ukrainës, Diego Costan.
Sulmuesi nuk u ftua pasi trajneri nuk është plotësisht i kënaqur me formën e tij dhe shkaku i sjelljeve jo të mira, me theks gjestin e keq në përballjen e Chelseat me Arsenalin.
Nga ana tjetër, në kombëtaren spanjolle, pas një kohe, është kthyer ylli i Bayern Munchenit, Thiago Alcantara.