Lajmet e fundit

Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosuqe ka thënë se do të ishte padrejtësi e madhe sikur mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta të pensionohej pa e fituar Topin e Artë, shkruan Goal.com.
Iniesta ishte lojtari i ndeshjes në Copa del Rey, ku Barca fitoi për herën e dytë radhazi këtë trofe, ku mposhti Sevillen 2:0 këtë të diel.
32 vjeçari tash ka të fituar 28 trofe me gjigantin spanjoll prej kur bëri depubitmin me seniorët në vitin 2002, transmeton Klan Kosova.
“Do të ishte e padrejtë nëse Iniesta nuk do ta fitonte Topin e Artë, marrë parasysh aq shuam trofe dhe arritje që ka.”
“Por besoj se është e vështirë kur përball ke dy superlojtarë, si Messi dhe Ronaldo.”
Për paraqitjen e spanjollit ndaj Sevillas, Del Bosque ka thënë: “Jemi shumë me fat për ta parë Iniestan në një moment aq të mirë, sikur pamë një finale.”