Lajmet e fundit

Trajneri i Spanjës, Vicente Del Bosque ka mbrojtur Gerard Piquen për natën e kaluar jashtë, pavarësisht që mbrojtësi u kritikua nga tifozët.
Qendërmbrojtësi i Barcelonës është fishkëllyer nga një numër i tifozëve në paraqitjet e tij të fundit për ekipin kombëtar, dhe është kritikuar për vizitën që ia ka bërë një klubi të natës në Gijon para përplasjes me Sllovakinë.
Kjo coi që disa mbështetës të bërtasin që ai ishte i dehur.
Por, Del Bosuqe ka mbrojtur lojtarin e tij dhe ka thënë që dalja e përbashkët e lojtarëve është e sanksionuar.
“Pique ishte i lejuar që të dalë, kjo nuk më pengon mua” tha ai për gazetarët.