Lajmet e fundit
Trajneri spanjoll ka komentuar shkarkimin e Carlo Ancelottit nga pankina madrilene si dhe ardhjen e mundshme të Rafa Benitez, duke i quajtur të dy trajnerët: të jashtëzakonshëm.

Vincente Del Bosque nuk ka veç fjalë të mira për Carlo Ancelottin, duke rezervuar disa edhe për pasardhësin e mundshëm të tij, Rafa Benitez.
"Si në nivel profesional, ashtu edhe në atë personal, Ancelotti ka lënë gjurmë në futbollin spanjoll".
Spanjolli refuzoi të komentoj vendimin e presidentit Perez për të shkarkuar italianin.
"Nuk mund t'a komentoj vendimin e klubit, nuk jam i thirrur ta bëjë këtë gjë".
Ndërsa, ardhjen e mundshme të Rafa Benitez në Santiago Bernabeu, ai nuk deshi të komentoj, por e quajti si një ndër trajnerët më të mirë në botë.