Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim pjesëtarët e njësisë së Kërkim Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare, të cilët kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Shqipëri.
Fillimisht, Jashari falënderoi pjesëtarët që kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Klos, të Republikës së Shqipërisë.
Me këtë rast, ai i përgëzoi për punën, profesionalizmin dhe angazhimin pjesëtarët në fjalë, të cilët e përfunduan me sukses këtë operacion në kushte të ftohta dimërore.
Në fund të takimit, Jashari dekoroi pjesëtarët e angazhuar në këtë operacion humanitar me medaljen “Shërbim Vetëmohues” dhe dekoroi me “mirënjohje” njësinë në fjalë.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.