Kanë përfunduar për sot deklaratat përfundimtare të ZPS-së në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Seanca do të vazhdojë nesër në mëngjes, në orën 9:00, shkruan Klankosova.tv
Në pjesën përmbyllëse vazhduan deklaratat për funksionimin dhe strukturën e Shtabit të Përgjithshëm.
Në këtë fazë, prokuroria, ekipet mbrojtëse dhe ish-krerët e UÇK-së do të kenë mundësinë që për herë të fundit t’i paraqesin trupit gjykues argumentet dhe parashtrimet e tyre përfundimtare. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.