Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot ka thënë se "Moskomentimi është koment", pasi u pyet rrreth deklaratave të deputetit të Vetëvendosje Adnan Rrustemi, i cili në një shkrim pretendoi se vizitat e disa ambasadorëve shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese.
Deklaratat e diplomatit francez erdhën pas një aktiviteti të organizuar nga Instituti Francez i Kosovës në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Grave.
Ndërkaq, i pyetur se çka ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti, Guerot theksoi se informatën do ta mbajë për vete njëherë, transmeton Klankosova.tv.
Ambasadori francez, njëherësh pritet të zhvillojë takime edhe me krerë institucional.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.