Vladimir Zelenski nuk është më i shqetësuar, si në këtë rast, kur për shkak të reagimeve të tij, për pak nuk u përzu nga shtëpia e bardhë.
Ukrainasi, sipas presidentit amerikan, Donald Trump, po shfaqet më i qetë dhe po e kupton cila është situata e vërtetë me luftën në vendin e tij.
Këtë bindje, i pari e Uashingtonit e krijoi pas një takimi që pati me homologun e tij nga Kievi, në Romë, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit të papa franceskos, të shtunën.
Për më tepër, Trump tha se beson që Zelenski është gati të heq dorë nga Krimea, në këmbim të paqes me Rusinë. Ai deklaroi kështu kur u pyet konkretisht për këtë temë, nga një gazetar.
Trump tha se në këtë takim të shkurtë me Zelenksin, ky i fundit i kërkoi më shumë armë ndërsa la të kuptohet se do të mendohet për këtë punë.
Shefi i Shtëpisë së bardhë deklaroi se u zhgënjye e befasua për të keq nga Vladimir Putit për sulmet e fundit që ushtria e tij kreu në Ukrainë.
Pavarësisht kësaj, tha se pret që dy vendet të arrijnë një marrëveshje për paqe, që siç sugjeroi, mund të ndodh dy javët në vazhdim.
https://youtu.be/FSZ0uBh2v30
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.