Lajmet e fundit

Liderët e shteteve të Procesit Brdo-Brijuni, u takuan gjatë ditës së sotme në Mal të Zi në një kohë sfidash të rëndësishme për vlerat e përbashkëta evropiane.
Në fund të samitit, Gjashta e Ballkanit Perëndimor e miratuan një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës ata thanë se mes këtyre sfidave, “ne e pranojmë se forca jonë është thelbësore për të siguruar një të ardhme paqeje dhe stabiliteti”, raporton Klankosova.tv.
“Ne rikonfirmojmë besimin tonë të palëkundur se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është rruga më premtuese dhe e pazëvendësueshme drejt një Evrope të plotë, të lirë dhe në paqe. Momenti aktual kërkon veprime të guximshme për të siguruar stabilitetin afatgjatë të kontinentit tonë, duke krijuar kushte ku të rinjtë mund të qëndrojnë në rajon dhe të lulëzojnë në shoqëri të drejta, të begata dhe të qëndrueshme”, u tha në hyrje.
Në këtë takim, Kosova u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani.
Deklarata e plotë presidenciale e Tivatit:
Duke pasur parasysh Deklaratën e Shkupit të vitit 2023, ne ramë dakord për sa vijon: