Lajmet e fundit

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Etrit Berisha, ka folur sot në konferencë për media para ndeshjes kundër Rumanisë në Grupin A në “Euro 2016”.
Portieri Berisha, është shprehur mjaft i bindur se, Shqipëria do të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e nesërme përballë Rumanisë.
Berisha ka thënë se, nesër është loja e tyre më e rëndësishme në karrierë.
“Për neve është loja më e madhe në karrierë. Do të përpiqem që te japim çdo gjë dhe do te japim çdo gjë. Jemi më të përkushtuar se kurrë. Edhe në lojërat e para kemi dhënë gjithçka por kanë qenë detajet ato që kane vendosur”,- tha ai.
Berisha është shfaqur në krahë të trajnerit Giani De Biasi në konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes së fundit për finalet e kampionatit Evropian.
I pyetur se sa i njeh sulmuesit rumun, Berisha tha se, i njeh vetëm nga dy lojërat e para në “Euro 2016” dhe se mendon se, Rumania ka ekip të mirë, por jo dhe lojtarë super yje.
“I njoh vetëm nga dy lojërat e para. Rumania ka ekip te mirë por nuk është se kane super yje”,- përfundoi ai.
Ai u shpreh se, me Rumaninë të gjithë do të japin maksimumin.
“Ndaj Rumanisë do rë fitojmë me çdo kusht. Kemi krijuar raste në dy ndeshjet e para por nuk kemi arritur të shënojmë. Shkojmë në ndeshjen me Rumaninë për të kërkuar fitore. Për ne kjo është një ndeshje e madhe.
Do të jetë një ndeshje e vështirë por ne do të kërkojmë fitoren e parë. Kemi lënë pas ndeshjen me Francën jemi të fokusuar vetëm tek Rumania.
Ne kemi mundësi zgjedhjeje, besoj se të gjithë jemi gati për të dhënë maksimumin për të fituar këtë sfidë. Rikthimi i Canës na jep siguri, ai ëshstë shtylla kryesore e kombëtares”,- u shpreh Berisha gjatë konferencës për shtyp, shkruan Gazeta Mapo.