Lajmet e fundit

Jermaine Defoe e ka kompletuar kalimin e tij te Bournemouth, pasi që ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me këtë klub.
Nënshkrimi i Defoe shënon rikthimin e tij në klubin ku ai kishte fituar vëmendjen gjatë kohës sa ishte huazuar nga West Ham United në sezonin 2000-2001.
Sulmuesi shënoi 18 gola në 29 paraqitje për klubin, përfshirë edhe 12 gola në 10 ndeshje gjatë pjesës së dytë të stinorit.
Defoe la Sunderlandin, që ra vitin e kaluar nga Premier Liga, me 37 gola në dy stinore e gjysmë, e që ia siguruan sërish një vend në përfaqësuesen e Anglisë.