Kosova nuk po bën pazar të mirë me shtetet e tjera as këtë vit. Më shumë po blen se po shet produkte e shërbime jashtë vendit.
Republika e re vetëm në muajin janar ka importuar mallra në vlerë prej 473 milionë euro, e ka eksportuar mezi 59 milionë, raporton Klan Kosova.
Për këtë deficit tregtar po përmenden shumë faktorë. Njëri prej tyre, sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, janë ujditë tregtare, si ato të CEFTA-s, MSA-së, edhe ajo me shtetin turk.
Ndiqeni të plotë kronikën në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=vG8x4h_fH3g
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.