Lajmet e fundit

“Bazuar në të dhënat nga Sektori i Shërbimeve Teknike në QKUK, lidhur me pyetjet e adresuara për funksionimin e bllokut operativ në klinikat e Kirurgjisë, ju informojmë se sot, në orët e mëngjesit, është paraqitur një defekt teknik në kontaktorin e sistemit gjenerator–rrjet”, ka deklaruar Qyqalla për Klankosova.tv.Sipas saj, si pasojë e këtij defekti janë dëmtuar trafot vetanake që furnizojnë me energji elektrike sallat operative të dy klinikave.
“Si pasojë e këtij defekti, janë dëmtuar trafot vetanake që furnizojnë me energji elektrike sallat operative të Kirurgjisë Plastike dhe Kirurgjisë Abdominale”, tha ajo.Qyqalla ka theksuar se ekipet teknike kanë reaguar menjëherë dhe po punojnë për rikthimin e plotë të funksionalitetit në sallat e prekura.
“Ekipi i mirëmbajtjes teknike ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme për sanimin e defektit dhe është duke punuar intensivisht për eliminimin e pasojave të tij”, deklaroi zëdhënësja e QKUK-së.Ajo bëri të ditur se, sipas planifikimeve aktuale, gjatë ditës pritet të funksionalizohen edhe këto dy salla operative.
“Sipas planifikimeve aktuale, pritet që gjatë ditës së sotme të funksionalizohen edhe këto dy salla operative. Ndërkaq, pjesa tjetër e rrjetit elektroenergjetik në sallat e tjera operative është funksionale dhe nuk ka probleme në furnizimin me energji elektrike”, përfundoi Qyqalla për Klankosova.tv.