Lajmet e fundit

Qeveria nuk e di se çfarë do të bëjë, nuk ka plan. Nuk kanë pasur plan as në vitin 2019. ‘Po fitojmë e mandej ta shohim se çka kemi me bë’ nuk është përgjegjësi”, deklaroi ai në Klan Kosova.Deda theksoi se mbështet formimin e një qeverie të koalicionit, duke argumentuar se Vetëvendosja nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të qeverisur e vetme. Sipas tij, një partner koalicioni me kuadro më të afta do të krijonte konkurrencë pozitive mes ministrave, gjë që do të ndikonte në rritjen e efikasitetit të qeverisjes.
Pse jam unë ithtar i qeverisë së koalicionit, sepse Vetëvendosja si e vetme është e killaftë në qeverisje, me dikë tjetër, me një partner të koalicionit që kanë njerëz më të aftë se Vetëvendosja për me qeverisë, mundet me u bë garë mes ministrave. Kur ka garë mes ministrave, ka më shumë rezultatet në qeverisje, rrjedhimisht ka me pasë shumë benefit te qytetarët”, tha Deda.