Lajmet e fundit

Anderson Deco ka thënë se Jose Mourinho është trajneri i duhur për Manchester United.
Strategu portugez është pa punë që nga fundviti i 2014-ës, kur u largua nga Chelsea pas rezultateve shumë të dobëta në fillim-sezon.
Por bashkëkombasi i tij beson se Mou është trajneri i përsosur për Djajtë e Kuq, për t'i ngritur në nivelin ku ishin më parë.
"Unë nuk e di nëse ai do të drejtoj Unitedin, por, nëse është e vërtetë, sipas mendimit tim ai është njeriu i duhur për këtë punë".
"Në këtë moment United ka nevojë për të sjellë përsëri të gjithë historinë e saj, dhe unë mendoj se Mourinho është trajneri i përsosur për ta drejtuar Unitedin".