Lajmet e fundit
Trajneri portugez do ta ndërrojë dramatikisht situatën në Old Trafford nëse merr drejtmin, mendon ish ylli i Porto.

Jose Mourinho është njeriu i duhur për Manchester Unitedin, mendon Deco.
Që nga pensionimi i Sir Alex Ferguson, Djajtë e Kuq kanë dështuar të fitojnë trofe në Ligën e Kampionëve apo Premierligë, ndërsa presioni mbi Louis van Gaal rritet.
Raportet thonë se holandezi do të zëvendësohet nga Mourinho dhe Deco, që ka luajtur nën urdhrat e Special One, ka thënë se portugezi është i duhuri për skuadrën nga Old Trafford.
“Unitedi duhet të kthehet në nivelet më të larta dhe Mourinho është njeriu i duhur për këtë gjë”.
“Ai do ta kthejë vetëbesimin tek lojtar, fansat dhe të gjithë të tjerët”.
“Mou do ta ndryshë shumë skuadrën”.