Klubi shqiptar, kampion në Mal të Zi, e ka kaluar me sukses rrethin e dytë kualifikues në UEFA Europa Conference League.
Deçiq ka barazuar pa gola në ndeshjen e kthimit me Dinamo Batumin, por që fitorja e javës së kaluar 2-0 në Gjeorgji, i ka mjaftuar për të kaluar tutje, raporton klankosova.tv.
Deri tani pos skuadrës nga Tuzi, fazën finale të eliminatoreve në UECL do ta kërkojnë edhe kampionët e Kosovës, FC Ballkani dhe FC Drita që sonte kaluan kundërshtarët e tyre, Hamrun Spartans (Maltë), respektivisht Breidablik (Islandë).
Afër për t'iu bashkuar "turmës" së shqipeve, është edhe kampionja e Shqipërisë, FC Egnatia, që në duelin e parë në Reykjavik mposhtën Vikingurin 1-0. Të enjten në "Elbasan Arena" rrogozhinasëve u mjafton një barazim, për t'u kualifikuar në raundin e tretë kualifikues të Konferencës Evropiane, njofton klankosova.tv.
Kundërshtari i radhës për Deçiqin është kampioni i Finlandës, HJK Helsiki. Ballkani takohet me homologët irlandezo-verior, FC Larne, kurse Drita e pret fituesin e duelit Auda (Letoni) vs Cliftonville (Irlandë e Veriut). Egnatia nëse nuk dështon të kualifikohet, ndeshet me kampionët e Estonisë, Flora Tallin.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.