Lajmet e fundit
Në Deçan sot nis festivali “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, kushtuar rapsodëve Dervish Shaqa dhe Demush Neziri.

Në Deçan sot nis edicioni i radhës i Festivalit gjithëkombëtar të folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, kushtuar rapsodëve legjendarë Dervish Shaqa dhe Demush Neziri.
“Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj dhe zgjatë deri më 06 Maj.
Në Festival do të marrin pjesë grupet dhe shoqëritë folkloristike që nga Saranda, Vlora e Gjirokastra, nga Shkodra, Plava e Gucia, nga trojet shqiptare në Maqedoni e Luginën e Preshevës, dhe nga gjithë Kosova.
Poashtu, në kuadër të veprimtarive artistike do të bëhet edhe promovimi i librit ”Prijës Fetarë dhe Shpirtërorë Shqiptarë ’’, të autorit Faton Mehemetaj.