Lajmet e fundit

Është suspenduar arsimtari i cili dyshohet se e ka puthur një nxënëse të klasës së shtatë në shkollën fillore "Lidhja e Prizrenit" në Deçan.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga drejtori i Arsimit në këtë komunë Besnik Hulaj.
"Po, është suspenduar. Vendimi është marrë nga unë. Rasti është shumë i ndjeshëm dhe nuk po dua ta komentoj. Ai tani gjendet në hetuesi", tha Hulaj.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe vepra është cilësuar si "Sulm seksual".
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
https://klankosova.tv/arsimtari-e-puth-nxenesen-e-klases-se-shtate-ne-decan-ndalohet-per-48-ore-per-vepren-sulm-seksual/