Në Deçan të premten është raportuar një rast i dhunës në familje, ku një femër kosovare është dëbuar nga shtëpia nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar.
Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për ndonjë arrestim.
“Deçan 17.04.2026-18:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, është dëbuar nga shtëpia nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.