Bilancin e fitoreve aktualisht e ka të qind për qind, prandaj erdhi në Sports Show të dielën për ta treguar formulën e suksesit. Ai tha se pas largimit të Ismet Munishit, ka biseduar me futbollistët për ta ngritur nivelin e lojës, ka bërë disa ndërrime dhe ka futur në ndeshjet e fundit disa që nuk kishin shumë minuta.
Curri qe sa e sa vite i ka qëndruar besnik klubit të Prishtinës si ndihmës trajner, andaj tani është momenti i tij. Në të kaluarën sa ishte ndihmës trajner, ka pasur raste kur ka protestuar ndaj gjyqtarëve dhe është ndëshkuar, por thotë që, jo më.
Prishtina e fitoi 4:1 ndeshjen e fundit ndaj Trepçës ’89, ndërsa aktualisht është në vendin e katërt në tabelën e Superligës, si dhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Këtë javë, pikërisht futbollisti i klubit që drejton Debatik Curri, u zgjodh ylli i javës nga FFK-ja. Fjala është për Bujar Pllanën.
https://youtu.be/zUs4WK6Ua34
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.