Në studion e “Ora Shtatë”, u diskutua ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë e cila zhvillohet nesër më 7 qershor në Tiranë.
Lidhur me këtë, drejtori sportiv në Artmotion, Arlind Sadiku thotë se kjo ndeshje mund të quhet edhe si “luftë”. Ai tha se për shkak të forcave të shtuara të policisë në Tiranë, ani pse nuk do të marrin pjesë tifozët serbë, e bën që ndeshja të mos jetë jo e zakonshme.
“Gjithmonë në ndeshjet ku luan Serbia, ajo ndeshje ka rrezikshmëri të lartë, ata vetë bëjnë probleme”, u shpreh Sadiku, transmeton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, gazetari Kushtrim Bekolli tha se Tirana do të jetë e blinduar nga forcat policore, por sipas tij, për arsye të kotë.
“Po besoj që edhe në do të lejohej nga FIFA dhe UEFA edhe nga Federata e Shqipërisë, nuk po besoj që tifozët serbë do të kishin guximin të vinin në tokën shqiptare”, u shpreh Bekolli.
“Tifozëria serbe nuk ka këllqe, e ardhë në tokën shqiptare. Pikë. Kjo punë është e kryer, sepse ata janë të tillë, ata nuk kanë guxim”, shtoi tutje ai.
Nga ana tjetër, Xhevdet Zeka tha se populli shqiptar ka dhënë mesazhin e paqes dhe mikpritjes, mirëpo ky popull ka të bëjë me një shtet agresiv, andaj sipas tij janë marrë dhe masat e rrepta policore, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, nga ana tjetër, ish-futbollisti Valdet Rama tregoi vështirësitë që kaloi në një ndeshje në Beograd, e një gjë të tillë nuk e pret që do e bëjnë shqiptarët.
Sakaq, gazetari Lorik Jashanica tha se askush nuk ka pasur probleme me Tifozët Kuq e Zi, andaj dhe forcat e rrepta të policisë nuk kanë shumë kuptim. /klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=FXlIQny6lQE
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.