Derisa Lumbardhi ishte duke i ndarë punët e shtëpisë për të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, atë e ndërpreu Mirdoni.
Ata patën një debat të ashpër me njëri-tjetrin, krejt nisi kur Mirdoni e ndërpreu atë të lexonte edhe buxhetin e javës, duke i thënë se u kishte premtuar dhurata atyre që pastrojnë më së miri si kapiten i javës që është për dy javë radhazi.
E Lumbardhi i tha se atij do t’i japë dhuratë një lëpistër. Më pas Mirdoni e pyeti: “Çfarë lëpistre të madhe apo të vogël?
Lumbardhi ia ktheu duke i thënë se do t’i japë lëpistër të madhe.
Pas kësaj filloi debate të bëhet më i ashpër pasi Mirdoni e akuzonte Lumbardhin se kishte bërë me dorë nga organi gjenital.
“Ti bëre me dorë Lumbardh, mos bëjë këso gjestesh sepse jemi në mes të ditës dhe na shohin familjarët”, tha Mirdoni. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=j9HZoZrEdHQ
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: