Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës e ka zhvilluar një debat të ashpër me ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Murati e ka quajtur Bajramin "rrence".
E deputetja Bajrami, i ka numëruar një nga një premtimet e Muratit që i ka dhënë gjatë fushatës parazgjedhore , rritja e pagave, heqjen e TVSH-së për produktet esenciale, qumështi, buka, rritja e pagave, premtimin për qiftet që do të iu paguaj qiratë, bllokimin e projekteve nëpër komuna.
“Mos më flisni mbrapa se mund ta keni fjalën. Por nuk e bëri një gjë të tillë. Kryetarë a po e dëgjon. Ministri Murati sapo tha që e përmendi fjalën mos rrej, unë nuk jam duke rrejt se janë videot. Ky ministër ka propozuar që mundtë falen nga 100 euro nga kuvendet komunale. E keni shtyrë Kuvendin Komunal të Gjilanit e ka marr vendimin Kuvendit Komunal të Gjilanit për me i fal 100 euro, dhe mandej je kthye në zyre të kanë tregu ekspertët ligjor që një gjë e tillë nuk bëhet, je ul e ke bërë ligjin. Unë nuk po rrej nëse dikush këtu ai jeni ju. Përderisa kryetari i kuvendit nuk ta tërheq vërejtjen mu më lejohet me tu kundërvë me gjuhën e njejt. Përndryshe nuk është në kulturën time që me i thënë dikujt mos rrej. Kështu që ti i nderuar i ke fituar votat tu ju premtua rinis kosovare, që kemi me ju pru banesa ka 120 euro këstin atyre të cilët sot e paguajnë qiranë 300 euro, ti iu ke thënë se keni për t'u bërë me banesa 120 here 120 në muaj për muaj iu ke thënë se kemi me iu bërë me banesa”, ka thënë Bajrami.
Ajo po ashtu iu është drejtuar duke i thënë se a po gënjen ajo apo ai që ka premtuar.
“A dëshiron me thënë se edhe këtu po rrej, nuk po rrej. Ti i ke marr votat tu premtuar që ka me pas banesa me këste.Sot e ke sjell ligjin për me e rrit tatimin në pronë për 100 për qind, qysh e ke rritë çmimin e energjisë elektrike, qysh nuk ke arritur asnjë herë me tërheq TVSH-në prej produkteve bazë të cilën e ke premtua. Ke thënë se me mua ka me qenë më lirë qumështi, buka, vaji, ma lirë sheqeri sepse ke me heq TVSH-në”, tha Bajrami.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iO●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.